21:47 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Gattuso: Juventus superiorë por unë e di si ta mposht

Nesër zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë, ku do të takohen dy skuadrat më të trofeshme të gadishullit Apenin, Juventus – Milan.

Në një konferencë për shtyp para kësaj ndeshje, trajneri kuq e zi, Gennaro Gattuso ka vlerësuar lartë kundërshtarin, shkruan Indeksonline.

Mirëpo italiani kashtuar se nëse djemtë e tij luajnë në mënyrë perfekte atëherë do t’ia dalin që ta mposhtin Zonjën e Vjetër.

Çfarë skuadre dëshironi të shihni nesër në fushë?

“Të njëjtin Milan që u përball me Juven rreth 8 muaj më parë. Skuadër që luan pa frikë dhe në fushë të hapur. Do të vuajmë shumë, por nuk dua të shoh lojtarë që dorëzohen sapo bëjnë gabimin e parë. Nëse do të luajmë me kokën lart, jam i sigurt se do të vëmë në vështirësi Juventusin”.

“Do të përballemi me një skuadër që dominon prej vitesh futbollin italian dhe për më tepër di si t’i luajë sfida të tilla. Ne duhet të jemi maksimalisht të përqendruar, pasi në futboll jo gjithmonë fiton më i miri, por për të shpresuar, duhet të bëjmë ndeshjen perfekte, duke qëndruar të qetë në fushën e lojës”.

A është Superkupa një shans për Milanin?

“Unë mendoj vetëm që të gabojmë sa më pak të jetë e mundur dhe të marrim më të mirën nga ky takim. Mendoj për lojtarët e mi, të cilët janë të rinj dhe mund të fitojnë shumë nga kjo finale. Dua t’i bind se mund të fitohet gjithmonë, nëse sillesh në mënyrën e duhur në fushën e lojës, Nëse ia dalim, do të jetë një dozë e madhe vetëbesimi”.

Kujtojmë se Superkupa e Italisë do të luhet në Arabinë Saudite nesër nga ora 18:30. /IndeksOnline/