09:00 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Gattuso: Këto ndeshje na morën Ligën e Kampionëve

Milani nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve edhe pse mposhtën Spalin me rezultat 2-3.

Trajneri i skuadrës, Genaro Gatuso ka thënë se Ligën e Kampionëve e humbi në ndeshjet pas derbit, shkruan Indeksonline.

“Provuam të arrinim Champions. Mblodhëm 68 pikë dhe nuk janë pak. Vështirësitë do të përmirësohen. Na duhen 3-4 futbollistë me përvojë. Disa gabime kemi bërë, disa gabime kam bërë edhe unë”.

Askush nuk është perfekt. Jam shumë i lumtur që kam stërvitur Milanin. Nuk është momenti të flas për të ardhmen. Pas derbit, sikur humbëm shpirtin. Champions e humbëm aty, duke lënë pikë rrugës. i jam mirënjohës Milanit, më ka bërë të jem ky që kam: burrë, përveç se futbollist që ka fituar gjithçka. Jemi grup i ri që mund të përmirësohet. Këto katër ndeshje luajtëm si Milan, më parë nuk e di çfarë të them”.

“E ardhmja? Më lini të flas me klubin, ata do të analizojnë dhe flasin. Por, kam përshtypjen që askush nuk ka marrë asnjë vendim. Nuk kam përshtypjen se ishte ndeshja ime e fundit me Milanin”.