11:25 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Ensar Ramadani

Gattuso: Më pëlqeu shpirti i skuadrës, Interi favoriti kryesor për titullin!

Genaro Gattuso vlerësoi “shpirtin” që tregoi në fushë Napoli i tij në ndeshjen ndaj Romës. Të kaltrit triumfuan 4-0 në një sfidë të dominuar nga ata përballë një skuadre që nuk njihte humbje në fushën e lojës në këtë sezon. Në intervistën pas ndeshjes, Gattuso foli edhe për favoritët në garën për titull duke cilësuar Interin e Contes, si skuadrën për t’u mundur.

SHPIRTI I SKUADRËS – “Ne duhet të luajmë me këtë intensitet në çdo ndeshje, me këtë atmosferë në autobusin e ekipit, në dhomën e zhveshjes, gjatë gjithë ndeshjes. Të mos marrim asgjë si të mirëqenë. Ajo që më pëlqeu ishte qëndrimi në fushë ndaj Romës. Kur kishte një gabim nga një shok i ekipit, ata e ndihmuan njëri-tjetrin dhe duartrokitën njëri-tjetrin, kjo është ajo që unë dua të shoh. Ndoshta është faji im, sepse mundohem t’i marr gjërat lehtë që të mos stresoj lojtarët. Tani e kuptoj që nuk duhet të lejoj kurrë asgjë të shkojë përtej limiteve dhe nuk kam mundësi t’i kaloj lehtë. Kohët kanë ndryshuar”.

“VARKA E SHPËTIMIT” – “E dimë që me kalendarin kaq të ngjeshur të ndeshjeve, ne nuk mund të jemi gjithmonë me 100% në çdo sfidë. Por kjo është arsyeja pse mentaliteti është kaq i rëndësishëm, sepse mund të na lejojë të tejkalojmë vështirësitë, të vazhdojmë dhe të rrisim nivelin. Unë e shoh mentalitetin si çështje këtu, ne duhet të gjejmë ekuilibrin e të luajturit futboll të mirë, por si një ekip”.

MESFUSHORI – “Zielinski është një nga lojtarët më të mirë që kemi, por ai kishte COVID-19 dhe sinqerisht gjatë një kohe ai mezi qëndronte në këmbë. U desh pak kohë për ta kthyer në formë. Ai ka teknikë, fizik dhe inteligjencë, gjithçka që duhet për të qenë lojtar i shkëlqyer.

FAVORITI – “Sipas mendimit tim, Interi është skuadra për t’u mundur. Ata kombinojnë cilësinë me forcën fizike, kanë shumë mundësi në dispozicion dhe ata janë favoritet. Pastaj është Juventusi, i cili është mësuar të jetë atje lart”, u shpreh Gattuso

Të fundit