16:50 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Gattuso publikon listën për ndeshjen e radhës, ky është vendimi për Higuain

Milani të hënën do të luaj kundër Genoas në ndeshjen e xhiros së 20-të të Serie A.

Trajneri i skuadrës rosonere, Genaro Gattuso ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Ai në këtë listë nuk e ka përfshi sulmuesin Gonzalo Higuain i cili tashmë është e sigurt që do të largohet.

Argjentinasi është pranë të firmos me Chelsean, ndërsa Milan do të zëvendësoj atë me sulmuesin e Genoas, Piatek. /IndeksOnline/