18:32 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / C E

Gattuso shumë afër të bëhet trajner i skuadrës ballkanase

Mediat italiane konfirmojnë raportimet greke se Gennaro Gattuso është në kontakt me Olimpiakos. “Gattuso gati të niset për në Greqi. Është afër Olympiakos”, raporton Tutto Mercato.

“Olympiacos, pas vitesh dominimi, është i treti në ligë pas Panathinaikos dhe AEK. Marrëveshja është në prag dhe nëse përfundon, do të hyjë në fuqi nga sezoni i ri”, shton publikimi, ndërsa raportime të ngjashme ka edhe në media të tjera të vendit.

Kujtojmë se Rino është i lirë që nga fundi i janarit, kur u shkarkua nga Valencia.