22:52 / E Diele, 15 Tetor 2023 / C E

Gavi vendimtar, Spanja siguron një vend në “Euro 2024”

Spanja është kombëtarja e radhës që ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja spanjolle shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Norvegjisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ullevaal” përfundoi me rezultatin minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi Gavi, në minutën e 49-të.

Spanja pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe prin në Grupin A, por me pikë të njëjta me Skocinë.

Mbetet vetëm të shihet në fund se cila do të jetë renditja përfundimtare e dy pozitave të para, pasi të dy këto kombëtare tashmë kanë siguruar një vend në “Euro 2024”.

Norvegjia është e treta me 10 pikë.