75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gaxherri e konfirmon rrahjen mes deputetëve Krasniqi-Sveçla

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe ai nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, pas një emisioni televiziv janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, e cila tregoi se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.

Gaxherri ka thënë për Zëri.info se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t’i ndajë.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxherri.

Deputeti Krasniqi kishte grushtuar më herët në studion e Klan Kosova edhe deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.