20:01 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gaz lotsjellës brenda autobusit të Boca Juniors, lojtarët vjellin ndërsa shoferi humb ndjenjat

Një atmosferë e acaruar në Buenos Aires të Argjentinës në prag të derbit mes River Plate dhe Boca Juniors. Tani raportohet se tifozët e River kanë hedhur gurë dhe tymuese drejt autobusit të Boca-s. Lojtarët thuhet të jenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, disa prej tyre kanë vjellë teksa shoferit të autobusit i kanë rënë të fikët nga tymi.