Gaza, 178 palestinezë të vrarë pas rifillimit të luftimeve
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi brenda Gazës raporton se 178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i së premtes si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në enklavë.
Ministria tha gjithashtu se 589 persona ishin plagosur, shkruan Sky News.
Armiqësitë rifilluan mëngjesin e sotëm pas rënies së marrëveshjes së armëpushimit njëjavor, me Izraelin që kreu rreth 200 sulme në Gaza që nga orët e para.