09:47 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gazeta argjentinase i çon letër NASA-s: “Çojeni fanellën e Messit në muzeun tuaj!”

Gazeta argjentinase “Ole” i ka dërguar një letër administratës hapsinore NASA ku i ka bërë një kërkesë.

“Ole” i ka kërkuar NASA-s dhe i ka kërkuar yre që fanellën e Lionel Messit ta vendosin në një nga muzet e saj afër raketës “Apollo 11”, që ishte e para që dërgoi njerëz në hënë, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi ‘Ole’. Gazetë sportive nga Argjentina. Ne po ju shkruajmë në emër të shumicës së argjentinasve, por po ashtu në emër të të gjithë tifozëve, lojtarëve dhe menaxherëve në botë. Lionel Messi ka fituar shumë tituj dhe nderime dhe mbi të gjitha ai sapo ka shënuar golin e 700-të në karrierën e tij. Ne mendojmë se ai se është koha që ai të nderohet në në dakordim me statutin e futbollit. Messi ka shpenzuar gjithë karrierën e tij, duke na treguar se ai është nga një planet tjetër. Tifozët, menaxherët, dhe lojtarë nëpër botë e kanë konfirmuar këtë teori. Prandaj ne mendojmë se fanella e tij I përket muzeut ‘Cape Canaveral’. Duhet të vendoset afër ndonjë pjese të meteorit, Apollo 11 apo diçka e tillë. Do të ishte nëj hap i vogël për futbollin por hap i madh për njerëzimin”, thuhet në letrën e ‘Ole’.

Lionel Messi mbrëmë shënoi golin e 700-të në karrierën e tij./Indeksonline/

Image may contain: text