09:37 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / k.v

Gazeta austriake: Kosova vendi i parë në Evropë ku ndalen dritat

Problemet me reduktimet e rrymës që tashmë është duke u përballuar Kosova janë bërë lajm edhe në vendet evropiane.

“Vendi i parë në Evropë ku ndalen dritat”, titullohet artikulli i gazetës më të madhe Austriake “Die Presse” dedikuar situatës aktuale me rrymë në Kosovë.

“Kosova nuk mund të mbulojë më nevojat e saj energjetike dhe për këtë arsye e ndërpret rrymën për dy orë tri herë në ditë”, shkruan Die Presse.

“Në një nga vendet më të varfra të Evropës, dritat fiken në verë: Për shkak se Kosova nuk mund të mbulojë më nevojat e saj për energji elektrike me termocentralet e saj të varfëra të linjitit dhe energjinë elektrike të shtrenjtë të importuar, vendi me 1.8 milionë banorë, i cili është i pavarur që nga viti 2008, ka racionuar energjinë elektrike që nga mesi i gushtit. Vetëm spitalet dhe disa kompani industriale mbeten të lidhura në rrjet. Të gjithë të tjerëve iu ndërprerë energjia elektrike për dy orë tri herë në ditë”, thuhet tutje në artikullin e gazetës.