19:35 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Gazeta gjermane: Rusia ka “armë të ferrit”

Në Rusi do të shfaqet modefikimi i një prej armëve më të forta- sistemi i raketave të rënda TOS-1, ka shkruar sot gazeta gjermane “Stern”.

Gazeta thekson se në Rus po ndërtohet një modifikim i TOS-2, i cili do të instalohet në platformën Armata. Përveç kësaj, është planifikuar gjithashtu të instalohet sistemi në një tank me rrota, ndoshta në platformën e bashkuar luftarake “Boomerang”, me prototipin e parë që tashmë është në prodhim.

Ajo gjithashtu vë në dukje vetëm trupat qeveritar në Siri përdorin sistemin TOS-1, transmeton Indeksonline.

Karakteristikat e sistemit lansues janë tytat, 30 sosh, të cilat shkrepin raketa me mbushje termobare. Kur godasin objektivin, ato krijojnë efektin e një “bombë aerosoli” me një valë kolosale shpërthyese, pas valës së parë së parë të të cilës krijohet vakum.

Nga ky efekt, është e pamundur të ruhen edhe fortifikimet nëntokësore dhe bunkerët. Gjithashtu, “arma e ferrit” rus mund të pastrojë fushat e minuara.

Gazeta gjermane shton se sistemi i ri do të përdoret mes 2018 dhe 2025./Indeksonline/