13:50 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gazeta zvicerane shkruan për rastin e të miturës së abuzuar në Drenas

E përditshmja zvicerane ’20 min’, i ka kushtuar gjysmë faqe të gazetës, rastit të së miturës së abuzuar nga Drenasi, që bëri bujë të madhe në Kosovë.

Kjo gazetë tregon historinë se si e mitura pasi u abuzua nga profesori i saj për një vit, shkoi në stacionin policor për të raportuar rastin, transmeton Indeksonline.

Aty, e reja takohet me policin 50 vjecar, i cili ndonëse i martuar, filloi të ngacmojë vajzën, në vend që t’i ofronte ndihmë asaj.

Kjo gazeta ka vendosur fotografinë e arsimtarit dhe policit të dyshuar, duke u mbuluar vetëm pjesën e syve.

Rrjedhimisht, duke iu referuar mediave kosovare, gazeta zvicerane tregon në detaje rastin e 16 vjecares A.G. nga Pokleki i Drenasit.

Kujtojmë se në mbështetje të së miturës, dje është mbajtur një protestë në Prishtinë nën organizimin e shoqërisë civile. Një protestë e tillë po mbahet edhe sot në Drenas, përkatësisht në oborrin e shkollës së vajzës.

Për këtë rast, edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës sot po mban një seancë të jashtëzakonshme penale, ku po diskutohet për rastet e abuzimit seksual me të mitur. /Indeksonline/