13:16 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / A. M.

Gazetares i bie të fikët në mes të transmetimit LIVE

Teleshikuesit gjermanë mbetën gojëhapur pasi panë një skenë të pazakontë në transmetim LIVE.

Gazetarja Clara Pfefer papritur u rrëzua gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Ajo në studio kishte kristiandemokratin Zep Miller dhe po diskutonin për situatën në vend që po evoluon me koronavirusin.

Kur po i bënte pyetjen e radhës, me zor i dolën fjalët e më pas i ra të fikët.