18:06 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gazetarët e regjimit serb, paraprakisht kishin ditur për vrasjen e Ivanoviqit

Ekipi i serialit “Ricochet – Kush e vrau Oliver Ivanoviqin?” si lajm ekskluziv ka publikuar të informacionin se, gjatë hetimit gazetaresk, kanë ardhur deri te të dhëna shokuese për mundësinë e përzierjes së medieve të regjimit të Aleksandar Vuçiqit.
Gjatë dhjetorit të kaluar, në një shtëpi afër Leposaviqit kanë shkuar pronari, drejtori dhe kryeredaktori i RTV “Pink” Nedelko Mitroviqi dhe pronari dhe kryeredaktori i gazetës “Informer” Dragan Vuçiqeviq.Në këtë takim, përveç tyre kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Listës “Srpska” si dhe një operativ nga Këshilli i Përgjithshëm i SNS-së së Vuçiqit.

Sipas gazetarëve të serialit që po përgatit zbardhjen e Ivanoviqit, temë e takimit ka qenë vazhdimi i kriminalizimit medial të Oliver Ivanoviqit dhe përgatitja e terrenit në rast se ndodh “diçka” me Oliverin, përkatësisht siç ka thënë Mitroviqi – “përgatitja e deklaratës së krizës për opinion”, transmeton Indeksonline.

Redaksia e serialit “Rikcochet” i pyet edhe Vuçiqeviqin e edhe Mitroviqin, “si e kanë ditur në atë moment se ‘diçka’ do t’i ndodhte Ivanoviqit, përderisa ky takim është mbajtur më pak se një muaj para vrasjes së Oliver Ivanoviqit?”

“I pyesim publikisht, sepse edhe Zhelko Mitroviqi e edhe Dragan Vuçiqeviqi, kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet e ‘Ricochet’-it, se kush e vrau Oliver Ivanoviqin?”, thuhet nga kolegfjiumi redaktues i këtij seriali.

Gjithashtu, redaksia e ‘Ricochet’-it e përmend faktin se gazetari i RTV “Pink” Mijatoviqi, drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes ka qenë i pari, në orën 8:30, vetëm 15 minuta më pas, që ka raportuar se Oliver Ivanoviqi u vra nga pas me revole “tetëshe” dhe jo “nëntëshe” e cila u dërgua për balistikë në Gjermani?
Kush i ka thënë gazetarit të “Pink”, Mijatoviqit të jetë aty?
Ekipi i ‘Ricochet” vazhdon më tej për hulumtim!/Indeksonline/