00:20 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / Gj. Sh

Gazetarët s’lejohen ta përcjellin nga afër nëse po zbatohet masa e reciprocitetit

Gazetarët nuk janë lejuar të afrohen tek pika kufitare në Merdarë për të parë nga afër nëse po zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Kjo marrëveshje u tha se do të hyj në fuqi në orët e para të 1 shtatorit.

Për të përcjell zbatimin në Merdarë do të shkojë edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Pala serbe ka pranuar që të mos e lëshojë dokumentin për hyrje/dalje për poseduesit e dokumenteve kosovare me kusht që në të gjitha pikëkalimet kufitare të vendosë tabela ku thuhet se kjo po bëhet për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ekipi i Klan Kosovës po qëndron në këtë pikë kufitare për të parë nëse do të zbatohet ujdia e arritur më 27 gusht.