14:27 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gazetari anglez: Kosova është Brazili i Ballkanit

Kosova të martën do të përballet me Anglinë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Gazetari i The Guardian, Bryan Armen Graham, e ka cilësuar Kosovën si ‘Brazili i Ballkanit’ pas fitores 2-1 ndaj Republikës së Çekisë në ‘Fadil Vokrri’.

“Kosova është e 120-ta në botë, e pamposhtur në 15 ndeshje, gjatë një periudhe pothuajse dyvjeçare dhe tani e kryesojnë grupin e tyre në kualifikimet për EURO 2020 për të paktën disa orë. Brazili i Ballkanit”, shkruan Bryan Graham.

Ndeshja me Anglinë do të zhvillohet në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë duke ditur kualitetin e “tre luanëve”.

“Dardanët” renditen në pozitën e dytë me tetë pikë, ndërsa Anglia në të parën me 11 sosh në grupin A.