17:06 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gazetari britanik, tregon se kush ishte gjeneral Praljak dhe takimet me të gjatë kohës së luftës

Gazeta prestigjiozë “The Guardian”, ka publikuar një shkrim për gjeneralin kroat Slobodan Praljak, ku paraqet një pjesë të profilit të tij se kush ishte ai në të vërtetë, përmes një shkrimi autorial të gazetarit Ed Vulliamy, transmeton Indeksonline.

Gazetari britanik, Ed Vulliamy, ka treguar për takimin e parë dhe të fundit që e ka pasur me ish-gjeneralin boshnjako-kroat, Slobodan Praljak, i cili bëri vetëvrasje duke pirë një helm vdekjeprurës në Gjykatën e Hagës, pasi ndaj tij u shqiptua dënimi prej 20 vite burg për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vulliamy, në një shkrim autorial të publikuar në gazetën prestigjioze “The Guardian”, tregon për takimin e parë që e pati me gjeneralin Praljak. Ky takim kishte ndodhur në vitin 1993 në Mostar, aty ku u vranë dhe masakruan popullata civile e Mostarit të Bosnjës – aty ky Praljak ishte udhëheqës i komandës ushtarake, përcjell B92.

“Ishte e martë, data 9 maj 2006, kur gjenerali Slobodan Praljak ishte duke qëndruar në këmbë në sallën e Gjykatës së Hagës, duke u marrë në pyetje. Nuk ishte hera e parë që ne u takuam ballë për ballë”, nisi shkrimin gazetari britanik.

Në vijim, në shkrimin e tij, gazetari tregoi se ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit të tregojë se çfarë kishte parë atëkohë sa punonte si raportues, nga kampi i Mostarit, ku u mbajtën qindra boshnjakë dhe u vranë në po të njëjtin vend.

“Ishte edhe një rast tjetër kur ne u takuam ballë për ballë, në shtator të 1993, në vendin atëkohë të vetë shpallur shtet “Herzeg-Bosnia”. Gjenerali Praljak kishte nënshkruar një urdhër me të cilin lejonte tre reporterë, përfshirë edhe një korrespodent, të hyjnë në kampin ku ai komandonte të ushtrisë në Dretelj, në afërsi të Çaplinja, ku shumë boshnjakë myslimanë u maltretuan dhe u vranë.

Krimineli boshnjako-kroat vdiq pasi piu helm vdekjeprurës në sallën gjyqësore të Këshillit Europian.

Kaq shumë vëmendje nuk pati edhe dënimi që iu shqiptua gjeneralit boshnjako-serb, Ratko Mladiq , vendimi i të cilit u dha javën e kaluar. Shumë njerëz e kanë harruar luftën e supozuar në Bosnjë, në të cilën kroatët boshnjakë u përpoqën të ngrinin territorin e tyre “etnikisht të pastër”. Praljak që nga viti 2006 ishte i akuzuar pasi ka qenë një nga udhëheqësit e asaj ndërmarrjeje vrastare.

Ashtu si lideri boshnjako-serb, Radovan Karaxhiq, Praljak kishte vendosur që ta mbronte veten, duke shmangut mundësinë të ketë avokat – zëshëm – për veten e tij. Ai ka treguar çmendurinë e njëjtë vdekjeprurëse si të Karaxhiqit.

“Nuk kemi dhe aq kohë”, filloi Praljak, “kështu që ju lutem të përgjigjeni shkurt dhe saktë”. Ai me prezencën e tij në sallën e Gjykatës tregonte personalitet të fortë, të pathyeshëm.

I kam treguar gjykatës se si në shtator të 1993’ës, ne kemi zbatuar një letër të dërguar nga presidenti kroat atëkohë, Franjo Tuxhman i cili pati sugjeruar që gjendja e kampeve në Bosnje, myslimanët e strehuar aty, nuk ishin pjesë e marrëveshjes që u bë në Gjenevë.

Neve na është refuzuar vazhdimisht hyrja në Dretelj. Por, ndodhi që – për arsye që vetëm ai i ka ditur – Praljak nënshkroi urdhër dhe na la të hyjmë.

Në një objekt, qindra meshkuj të terrorizuar, të paketuar pas njëri tjetrit, të ulur të ngritur në këmbë, të ngujuar për 72 orë, të ngulfatur nga nxehtësia dhe kundërmimi, dukë pirë urinën e tyre.

Dyert ishin të hapura, por pavarësisht kësaj brenda ishte errësirë. Të burgosurit dukeshin të dobët, pothuajse skelet, sy të pa fokusuar dhe me probleme të mëdha të lëkurës. Ata na thanë se dyert shpesh mbylleshin, por treguan se një natë, pasi rojet ishin dehur, kanë hyrë dhe kanë shtënë me armë në drejtim të burgosurve, kështu duke vrarë disa dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Kemi parë shenjat e plumbave që kishin goditur në dyert e metalit dhe kishin goditur muret e brendshme të ndërtesës. Pos myslimanëve, shumë të burgosur aty kishin luftuar për gjeneralin boshnjako-kroat Praljak, kundër armikut të përbashkët të tyre, Serbisë, dhe tani po persekutoheshin nga vetë ish-gjenerali i tyre.

Unë kam dëshmuar për masakrën më të përhapur dhe më të tmerrshmen që u bë në enklavën myslimane të Mostarit të Lindjes, e cila ishte e rrethuar nga ushtria e Praljakut, por nuk dija asgjë atë kohë për autoritetin e tij të drejtpërdrejtë aty.

Trembëdhjetë vite më pas, Praljak donte të fliste për atë se si grupet etnike “kanë të drejta sovrane”, dhe më pyeti “a është e drejta e mbrojtjes dhe e lirisë një detyrim dhe e drejta e një populli sovran?”. Ai dukej i qetë, nuk dilte avull nga veshët e tij, por ai ndihej në atë mënyrë.

Gjyqtari, Antonetti në atë moment ndërhyri: “Z. Praljak, a doni të bëni pyetje që dëshmitari mund të përgjigjet?”, dhe ne kështu vazhduam, në këtë mënyrë, për njëfarë kohe.

Praljak fiksoi shikimin e tij dhe më pyeti: “A je një gazetar investigativ, apo je një gazetar politik?”. I thashë atij se kur mbulon një luftë “mendoj, duhet të dish pak edhe për situatën politike”.

Vilami thotë se edhe pse Sllobodan Praljak bëri një lloj shfaqje me vetëvrasjen para Tribunalit të Hagës, ai vazhdon të mbaj historinë se ai është një kriminel lufte, por ai nuk e kuptoi se çfarë dëshironte të arrinte me këtë. /Indeksonline/