00:27 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / Gj. Sh

Gazetari e teston marrëveshjen, hyn me letërnjoftim në territorin e Serbisë (VIDEO)

Gazetari Drin Demiri ka raportuar nga territori i Serbisë, teksa tha se nuk i është lëshuar asnjë dokument shtesë nga pala serbe për kalimin e kufirit me letërnjoftim të Kosovës.

Ai tha se kalimin e kufirit Kosovë – Serbi në pikëkalimin kufitar në Jarinjë e bëri pa asnjë problem dhe nuk pati asnjë pyetje tjetër shtesë, njofton Klankosova.tv.

Një masë e tillë do të respektohet edhe nga autoritetet kosovare të cilët ishin në pritje për një informatë të tillë nëse pala serbe po e respekton marrëveshjen.