11:56 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gazetari i njohur britanik: Po marr buzëqeshjet më të mëdha dhe mirëseardhjet më të ngrohta nga kosovarët

Gazetari i mediumit të famshëm britanik, Mirror, John Cross është në Prishtinë për ndeshjen e sotme të Anglisë që e luan në “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës me fillim nga ora 18:00.

Ai është shprehur shumë i kënaqur nga pritja që po i bëhet nga qytetarët e Kosovës dhe këtë e ka ndarë edhe në profilin e tij zyrtar në Twitter.

“Ditë e lavdishme në Prishtinë. Njerëzit janë tepër miqësorë. Kur ata kuptojnë se jeni anglez, ju merrni buzëqeshje të mëdha dhe mirëseardhjen më të ngrohtë. Ju jep një shkëlqim të ngrohtë. Faleminderit, Kosovë” – ishin fjalët e tij./Indeksonline/