15:10 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gazetari italian: Rrini gati, edhe Berardi në Romë

Një ditë më parë ishte raportuar një interesim i shtuar i Romës për Domenico Berardin.

Tani raportohet se agjenti i tij, Simone Seghedoni, është parë në ‘Trigoria’ (qendra stërvitore e Romës)

Lajmin eksluziv e ka dhënë eksperti i merkatos Alfredo Pedulla i cili ka publikuar një postim në Twitter, duke shkruar ““Agjenti i Domenico Berardit është parë sot në Trigoria. Rrini gati”.

Agjenti i talentit italian thuhet se ka caktuar një samit me klubin gialloros për të folur rreth kushteve të transferimit.

Roma deri më tani ka zyrtarizuar tri transferime. Mbrojtësin spanjoll Marcano, talentin kroat Coric dhe mesfushorin italian Bryan Cristante. Poashtu pritet që edhe super talenti i Ajaxit, Justin Kluivert, të zbarkoj në kryeqytet gjatë këtij vikendi. /IndeksOnline/