19:43 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Gazetari po raportonte live për drogën, prapa tij shfaqet një djalë me bimë kanabisi në dorë (Video)

Një gazetar derisa po raportonte gjatë transmetimit live i ka ndodhur diçka e pazakontë – prapa shpinës së tij shfaqet një djalë i ri që kishte me vete një bimë kanabisi, vetëm pak metra larg objektit për të cilin ai po raportonte se dikush kishte mbjellur këtë lënë narkotike.

Yvette dhe Neil Hartley i kanë shpëtuar burgut, edhe pse policia kishte gjetur 88 bimë kanabisi të mbjellura brenda një hangari në zonën rurale Hoath të Kentit të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Cameron Tucker po fliste për këtë rast në televizionin KMTV gjatë transmetimit live, kur prapa shpinës së tij u shfaq një djalë i ri i cili e ndërpreu për një moment duke mbajtur në dorë një bimë kanabisi, dhe pasi që e vëren gazetarin fillon të vrapojë si i çmendur që të mos i zbulohet identiteti.

Policia e Kentit është informuar për këtë ngjarje, por deri më tani nuk ka informacione nëse është kryer ndonjë krim. Ndërkaq, i riu që shfaqet para objektivit të kamerave, i ka bërë shumë persona të qeshin me veprimin e tij.