10:41 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gazetari që po heton rastin e tifozëve të Juventusit, cak i sulmeve me zjarr

Gazetari, i cili është duke e hetuar krimin e organizuar nga tifozët ultras të Juventusit, ishte viktimë e një atentati për zjarrvënie të qëllimshme.

Federico Ruffo është duke e hetuar rastin e shitjeve të biletave nga tifozët e Juventusit me çmime të fryera.

Siç shkruan Il Mattino, rasti kishte ndodhur afër shtëpisë së gazetarit në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Tutje, thuhet se Ruffo ishte në shtëpinë e tij në Ostia afër Romës, ku rreth orës, 04:30 (sot), u hodhë benzinë në muret e shtëpisë së tij.

Para se kjo të shëndërrohej në tragjedi, alarmi u aktivizua dhe zjarrvënësit u larguan.

Edhe pse atentatorët s’janë identifikuar ende, besohet se ky sulm është bërë pas hetimeve të gazetarit së fundmi./IndeksOnline/

Temat: