22:34 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / A. A

Gazetari sportiv zbulon detaje për konfliktin Agim Ademi – Eroll Salihu

Gazetari Driton Latifi ka folur për incidentin mes presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu.

Gazeta ‘Metro’ të shtunën raportoi se dy drejtuesit e FFK-së janë përleshur fizikisht.

Latifi në ‘Duelin Sportiv’ deklaroi se sipas burimeve të tij, nuk ka pasur grushta dhe ballafaqim fizik.

“Të enjtën ka pasur debat në FFK mes tyre për një çështje të parëndësishme në lidhje për një transferim. Ka qenë një debat i përshkallëzim për diçka banale. Është intersante se pas publimit të lajmit, ‘Metro’ e ka fshi nga faqja dhe nga Facebooku. Situata e brishtë që ekziston në FFK e ka bërë atë të jetë cak i lehtë për njerëz të caktuar të përfitojnë nga kjo situatë” deklaroi Latifi.

Federata e Futbollit të Kosovës demantoi raportimet e gazetës ‘Metro’ duke lëshuar komunikatë të përbashkët nga Agim Ademi dhe Eroll Salihu, të cilët kanë mohuar se ka pasur përleshje.

/Indeksonline/