Gazetari turk: Arrihet marrëveshja, Muriqi te Fenerbahce
Vedat Muriqi ka kaluar një formë shumë të mirë me fanellën e Rizespor në Superligën turke.
Ylli i Kosovës ka rënë në sy nga skuadrat e mëdha turke por edhe nga ato evropiane.
Gazetari i njohur turk, Yagiz Sabuncuoglu ka thënë se kanë filluar zyrtarisht negociatat në mes të Fenerbahces dhe Rizespor, shkruan Indeksonline.

Menaxheri i sulmuesit nga Prizreni është në Kosovë për disa punë dhe do të udhëtoj në Stamboll për të përfunduar marrëveshjen.
Skuadra aktuale është duke kërkuar 7 milionë euro për 24 vjeçarin, shumë kjo e arritshme nga Fenerbahce.
Kujtojmë se për Vedat Muriqin kanë shprehur interesim edhe skuadrat si Augsburg dhe Nurnberg, por ai ka zgjedhur të qëndroj në Turqi. /IndeksOnline/
Muriqi transferi Ersun Yanal’ın çok istediği bir transfer. Onun isteğiyle gündeme alındı ve görüşmeler başladı.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) April 25, 2019
Vedat’a Augsburg ve Nürnberg’in de ilgisi vardı ama Fenerbahçe’de oynamak istiyor.
Oyuncunun menajeri şu an Kosova’da. Oradaki işlemleri bitirip Türkiye’ye gelecek.