20:18 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gazetari zbulon detaje për të ardhmen e Mourinhos para derbit

Ashtu sikur para ndeshjes me Newcastle Unitedin, presioni mbi Jose Mourinhon për të ardhmen e tij është duke u rritur.

Tani besohet se e ardhmja e trajnerit portugez do të varet nga paraqitja e skuadrës së tij ndaj Chelseat të shtunën.

Nëse Manchester Unitedit humbet nga Chelsea, atëherë raportohet se Mourinho mund të shkarkohet para ndeshjes me Juventusin, transmeton IndeksOnline.

Duke folur më herët këtë javë, gazetari i Sky Italia, Federico Zancan beson se e ardhmja e Mourinhos në klub varet nga paraqitja të shtunën.

”Fitorja ndaj Newcastle i ka feshur problemet, por këtë të shtune në ‘Stamford Bridge’ ndaj Chelseat është një ndeshje serioze dhe më pas ndaj Juventusit në Champions League”.

”Manchester Unitedi është mbrapa në tabelë dhe ende nuk është përballur me klube të mëdha në Premier League përveç Tottenhamit, e cila fitoi 3-0”.

”Kështu që ka ndeshje që do ta definojnë sezonin dhe karrierën e Mourinhos në ‘Old Trafford’. Një rezultat negativ të shtunën mund ta shkarkojë atë nga klubi”, tha gazetari i njohur./IndeksOnline/