10:00 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / B O

Gazetari zvicran nga Katari: “Armiqtë e bëjnë Xhakën më të nxehtë…”

Kryeredaktori i Sportit në gazetën më të famshme të Zvicrës, Blick.ch – Andreas Boni ka folur në pika të shkurta për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.

Boni gjendet në Katar dhe mezi e pret ndeshjen e sotshme mes Zvicrës dhe Serbisë që përcakton shtetin kualifikues për raundin eliminim-direkt në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan LIG Sport

Në një lidhje direkte nga Doha e Katarit, Boni tregon se si mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka nxehet shumë kur ka përball armiqtë nga Serbia.

Ai poashtu tregon edhe arsyen pse Xhaka nuk i do fare kundërshtarët nga Serbia, duke përmendur luftën dhe ikjen e tij si 5-vjeçar nga Kosova.

Gazetari zvicran në fund shpreson që të mos ketë asnjë skandal në ndeshjen e sotshme, që nis nga ora 20:00.