13:09 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gazetarja akuzohet për shpifje në Twitter, detyrohet të paguajë mijëra euro

Themeluesja franceze e fondacionit #MeToo  njëherit edhe gazetare, Sandra Muller, e ka humbur rastin në gjykatë me producentin e një televizioni francez, Eric Brion. Pasi që gazetarja kishte publikuar disa shkrime në Twitter, duke e akuzuar producentin për ngacmim seksual gjatë një feste të përbashëkët, ka humbur gjyqin dhe është detyruar t’i paguajë dëmshpërblim producentit një shumë prej 15.000 eurosh.

Sipas agjensisë së shtypit në Francë thuhet se Muller është detyruar gjithashtu që t’i fshinte shkrimet në Twitter  dhe ta publikonte vendimin e gjykatës për rastin e saj.

Ndër të tjera producenti Brion e ka pranuar para gjykatës se ka dhënë komente për gazetaren gjatë festës, por i kishte kërkuar falje përmes një mesazhi në telefon një ditë më pas. Ai gjithashtu kishte thënë për median franceze “Le Monde”, se pëlqen më shumë të gjykohet në gjykatë sesa në mediat sociale.

Megjithat rasti i Sandra Mullerit ka inspiruar mijëra njerëz të tjerë të ndajnë përvojat e tyre me publikun për rastet e ngacmimit seksual dhe sulmeve seksuale, duke e vendosur problemin e dhunës seksuale  në qendër të vëmendjes globale./Indeksonline/