18:40 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Gazetarja shqiptare sjell partnerin e saj britanik me pushime në Shqipëri

Fundjavën që lame pas Mirel Sula ka publikuar për herë të parë foto me partnerin e saj britanik.

Para 10 vjetësh ajo la Shqipërinë me djalin e saj adoleshent dhe vetëm me një çantë dore mbërriti në Londër për të nisur një jetë të re.

E njohur si psikologe, autorja e librit “Mos e lër mendjen të ikë”, drejtoresha e revistës “Psikologjia”, paneliste në shumë emisione televizive, Mirela la një karrierë të suksesshme për të ndjekur një ëndërr të madhe në Londër. Mirela ka rrëfyer në shumë intervista se jeta e saj si emigrante ka pasur shumë sfida, e vetme, pa asnjë përkrahje, por me një besim të madh. Ajo ia ka dalë e vetme, të rindërtojë çdo gjë nga  e para.

Një karrierë e suksesshme, biznes ndërkombëtar, mbështetje për gratë në mbarë botën. Sot drejton “Global Woman”. Ajo ka realizuar edhe një ëndërr tjetër të madhe, ka gjetur dashurinë e jetës, një britanik që punon në një prej bankave më të mëdha në Londër. Së fundmi, Mirela ka zbuluar se po shkruan një libër të ri, “Kush do martohet me mua”. Mes vullnetit, ëndrrave dhe ambicies, Mirela na tregon se kush do mundet, dhe kush mundet triumfon gjithmonë.