16:21 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Gazetat spanjolle e “masakrojnë” Barcelonën

Barcelona është mposhtur nga Liverpooli në “Anfield” me rezultat 4-0 dhe është eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra katalonase nuk arriti të kualifikohet edhe pse në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat 3-0, shkruan Indeksonline.

Mediat spanjolle kanë shkruar për këtë humbje duke e quajtur në mënyra të ndryshme.

Më poshtë janë titujt e gazetave të famshme spanjolle për humbjen.

SPORT: “Vuajtjet më të mëdha në historinë e tyre“.

Mundo Deportivo: “Skuqemi

Marca: “Dështim historik

L’esportiu: “Ata nuk mësuan asgjë