10:39 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Gazetat spanjolle: Pajtohet Juventusi, Ronaldo po kthehet te Reali!

Disa gazeta kryesore në Spanjë po pretendojnë se Ronaldo shumë lehtë mund të largohet nga Juventusi për t’u rikthyer te ish-klubi i tij, Real Madridi.

Madje thuhet se “Zonja e Vjetër” mund të jetë e kënaqur që ta lë atë të lirë për çmimin 29 milionë euro, përcjellë IndeksOnline

Pas eliminimit nga Porton në Ligën e Kampionëve, ka zëra që thotë se sulmuesi portugez dëshiron rikthimin me çdo kusht te klubi ‘Mbretërorë’.

‘Diario AS’ thotë që Ronaldo ka qenë në kontakt me Real Madrid për një kthimi të mundshëm për disa muaj edhe para takimit me Portën në ‘Champions’.

Kontrata e Ronaldos me Juve zgjat vetëm në deri n deri në qershor të vitit 2022 dhe ‘Bianconerët’ nuk duket se synojnë ta zgjasin atë.