11:54 / E Martë, 16 Prill 2024 / mp

Gazi: Ditë e trisht në Pejë!

Për vrasjen e sotme në Pejë të Gjyljeta Ukellit nga burri i saj Edmond Lajçi, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Ky është postimi i plotë i Muhaxherit:

“Ditë e trishtë sot. Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë.Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur.

Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin.Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gjyljeta Ukella, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.|, ka shkruar Muhaxheri.