11:54 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gazmend Muhaxheri mungon në seancën ndaj Haradinajt, avokati Koci tregon detajet

Gazmend Muhaxheri dhe avokati i tij mbrojtës kanë munguar në përballjen gjyqësore me Ramush Haradinajn.

Avokati mbrojtës i kryeministrit, Arianit Koci ka treguar arsyetimin e Muhaxherit në padinë e bërë nga Haradinaj. “I padituri, z. Muhaxheri, në përgjigje në padi, pohon se, po e parafrazoj: “është keqkuptuar dhe keqinterpretuar”. Kjo natyrisht është një tentative e pasuksesshme për t’u shfajësuar.

A po i bjen, sipas z.Muhaxheri, se një gazete prestigjioze si Der Standard, paska shpifur dhe fyer?

Der Standard po merret me punë të tilla? Pse pra z. Muhaxheri nuk i ka dërguar një demant apo përgënjeshtrim kësaj gazete te njohur”, ka pyetur Koci.
Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i komunës së Pejës.