18:04 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Gecaj: Është bezdisëse kur opsioni i zgjedhjeve të reja ambalazhohet në formë kërcënimi

Ish këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka komentuar deklaratat e stome të Lëvizjës Vetëvendosje që nëse nuk ka koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendi do shkojë në zgjedhje të reja.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se është bezdisëse kur opsioni për zgjedhje të reja ofrohet si kërcënim.

“Është tejet bezdisëse kur opsioni i zgjedhjeve të reja ambalazhohet në formë kërcënimi”, ka shkruar Gecaj në Facebook./IndeksOnline/