18:42 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Geci: Komandantët e Drenicës kishin lëshuar flet-arrest për Hashim Thaçin e Rexhep Selimin

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka folur për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke e akuzuar presidentin Hashim Thaçi se ka dhënë urdhër për vrasjen e tij.

Geci thotë se Thaçi ka qenë në krye të drejtorisë politike të UÇK-së dhe ka qenë njeriu kryesor për Drenicë.

Ish-deputeti i LDD-së, në një intervistë për Frontal, ka treguar se si gjatë kohës së luftës ishte lëshuar një flet arrest për Thaçin dhe Rexhep Selimin, nga komandantët e Drenicës.

“Kur janë mbledhë komandantat e Drenicës kanë lëshu flet arrest për Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin. Arsyeja ka qenë se ata kanë vepruar në kundërshtim me Drenicën. Aktakuza për këtë gjë ekziston”, ka thënë Geci.

Kjo gjë sipas tij kishte ndodhur ende pa u fuqizuar Hashim Thaçi në UÇK,

Këto deklarime të Gani Gecit janë aktualizuar me rastin e rivarrosjes së eshtrave të Ahmet Krasniqit në Kosovë.