21:34 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Deputetja nga Drenica kategorik kundër Cecës: Mos e lejoni të vjen në Kosovë!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës nga rajoni i Drenicës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga institucionet përgjegjësetë vendit që mos ta lejojhnë hyrjen e këngëtares serbe, Ceca, nesër në Kosovë.

Përmes një reagimi në “Facebook”, ajo ka theksuar se kjo këngëtare vjen në Mitrovicë për të promovuar urrjetetdhe hap plag të vjetra të shqiptarëve.

Postim i plotë:

Ne Kosovë nuk po vjen këngëtarja Ceca por bashkeshortja e Kriminelit me te tmerrshëm te historise tone te re!

Po vjen bashkeshortja e Arkanit qe ishte udheheqes paramilitar dhe vrases mizor i mijera shqiptareve ne luften e Kosovës.

Ceca nuk po vjen te prezantoj art ne Kosovë por per te promovuar urrejtje e per te goditur ne plaget e hapura te shqiptarve qe i shkaktoj bashkeshorti i saj.

Kjo eshte e pa pranueshme dhe epadrejt andaj une nuk mund te heshte. Apeloj te institucionet tona, mos ja hapni plaget popullit, mos lejoni qe bashkëshortja e Kriminelit te hyje neKosovë!