Genc Prelvukaj bashkëpunim me reperin kosovar për këngën e re (Foto)
Genc Prelvukaj shumë shpejtë pritet të sjellë projektin e tij të ri muzikor.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve të tij sociale. Kënga e tij mban titullin ‘Andërr’, ndërsa i rikthehet bashkëpunimit me reperin Lyrical Son, shkruan Indeksonline.
Genci dhe Lyrical numërojnë shumë bashkëpunime, ndër të cilat më i suksesshmi rezultoi projekti ‘A t’merr malli’./Indeksonline/