15:58 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj publikon këngën ‘Vjeshta’

Genc Prelvukaj është një nga artistët më aktiv kohëve të fundit sa i përket projekteve muzikore.

Reperi sot ka lansuar këngën e re me titullin ‘Vjeshta’, një këngë që vjen pa videoklip vetëm me tekst në kanalin ‘Youtube’.

Kënga vjen me ritme të lehta në formë balade, një tekst kushtuar dashurisë.

Ndryshe para tre javësh Genci publikoi bashkëpunimin ‘Harrova’ me Eni Koçin, që u prit mjaftë mirë nga ana e adhuruesve të tyre./Indeksonline/