17:14 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi sjellin këngën “Shi bie në Tiranë” (Foto)

Dy këngëtarët e njohur, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi këtë të premte sjellin bashkëpunimin e tyre të dytë.

Kënga e re mban titullin “Shi bie në Tiranë”, dhe është vizuelizuar edhe me videoklip, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, kujtojmë se Genci dhe Eni ka kohë që po shijojnë një romancë dashurie porse ende nuk kanë konfirmuar asgjë para fansave të tyre./Indeksonline/