12:33 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj po sjell album me 15 këngë të reja, zbulon kohën e publikimit

Genc Prelvukaj po punon në projekte të reja muzikore.

Artisti i mirënjohur që ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, ka treguar se po punon për lansimin e albumit të ri.

Përmes një postimi në Instagram, Genc ka treguar se albumi do të ketë 15 këngën dhe pritet të lansohet me 15 nëntor të këtij viti.

“15 Nëntor….. Album i ri me 15 këngë te reja”, ka shkruar Genci në mbishkrimin e fotografisë ku shihet në studio.

Ndërkohë, rikujtojmë që kënga e fundit e Gencit është bashkëpunimi me Sinan Vllasaliun, “Hallall e ke”./Indeksonline/