14:43 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Genci iu drejtohet shqiptarëve të Shqipërisë: E duam Kosovën, pa e lënë anash kurrë dashurinë për Shqipërinë

Dy kombëtaret shqiptare në futboll, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë kanë luajtura në të njëjtë kohë në ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2029’.

Krahas përkrahjes së madhe që të dyja ekipt shqiptare kanë nga tifozët e flaktë të futbollit, ka patur edhe komente negative nga të dyja palët e cila ka krijuar një ndarje në mes të adhuruesve të futbollit.

Këtë dukuri e vënë re edhe rep-artisti i mirënjohur, Genc Prelvukaj i cili ka bërë një status në ‘Facebook’ lidhur me këtë.

Genci u shpreh se shumica absolute e Shqiptareve të Kosovës e duan përfaqësuesen e Kosovës, por pa e lënë anash kurrë simpatinë dhe dashurinë për gjithçka nacionale në Republikën e Shqipërisë.

Statusi i tij i plotë:

Për Shqiptaret qe jetojnë në Shqipëri :

Para shume viteve bënim tifo edhe për Finlandën veçse Shefki Kuqi luante për ta. Pastaj për Zvicrën shkaku i Shqiptareve qe luanin aty. Ne fakt edhe Turqinë e kishim ekip simpatik pse Hakan Sukur dhe një tjetër ishin Shqiptare me origjine. Ky është mentaliteti popullor ne Kosove. Mjafton një individ qe flet shqip diku dhe krijohet simpati e menjëhershme për atë kolektiv.
Tani, kur një individ shqiptar na ka bere ta duam një skuadër te huaj ne bërthame, është totalisht e pasakte te mendohet qe Shqiptaret e Kosovës nuk ndjejnë simpati për Kombëtaren Shqiptare te Futbollit, skuadër me te gjithë shqiptare ne fushe e ne banke, shto këtu qe mbledh ne vete edhe disa Shqiptare te Kosovës ne formacionet baze.
Deklaratat e disa individëve te pashkolle e naive ne Kosove, me probleme te dukshme, me inat te pakuptueshëm e ndoshta me kulture te gjakut te përzier qe nuk kane ushqyer kurrë ndjenjën e dashurisë ndaj atdheut te shtëpi, nuk përfaqësojnë as 0.5% te Shqiptareve te Kosovës. Me shume bindje ju them se ata nuk përfaqësojnë asgjë, as Kosovën, as qytetet e Kosovës madje as fqinjët qe i kane ne nja ndërtesë.
Shumica absolute e Shqiptareve te Kosovës e duan përfaqësuesen e Kosovës gjithsesi, por pa e lënë anash kurrë simpatinë dhe dashurinë për gjithçka nacionale ne Republikën e Shqipërisë.