11:51 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Genci ka një urim të veçantë për ditëlindjen e Eni Koçit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eni Koçi feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 24-vjeç dhe në ditën e saj speciale nuk kishte si të mungonte një surprizë nga partneri i saj, Genci dhe një urim romantik.

Dyshja po shijojnë pushimet në bregdetin shqiptar dhe Eni është surprizuar që në mesnatë. Genci e ka mbushur dhomën e hotelit me petale trëndafili dhe shampanjë për të fejuarën e tij.

Po ashtu ai e ka uruar me fjalët më të ëmbla, teksa ka publikuar në rrjete sociale një foto të Enit.

Urime ditelindjen dashuria ime! Uroj te kesh jete te gjate dhe te lumtur! Ne cdo dite qe hapet para nesh, do te mundohem ta mbaj buzeqeshjen ne fytyren tende. Une qe ta njoh miresine nuk gjej fjale per te pershkruar, sepse cdo fjale me duket e varfer.

Je njeri i mire, qe edhe mua me ben njeri me te mire. Te uroj te shkelqesh ne jete, sikurse yjet larte. Me shume ndjenje e dashuri une do te jem prane teje, ne dite me diell e stuhi. Goten lart. Gezuar”, ka shkruar Genci krahas fotos.