16:05 / E Premte, 03 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Genci me Enin, e ish-bashkëshortja e tij bëhet gruaja e dytë e një dentisti

Derisa Genc Prelvukaj po e shijon aventurën e re që ka nisur me këngëtaren nga Shqipëria Eni Koçi, edhe ish bashkëshortja e tij siç duket është rehatuar.

Indeksonline mëson se ish-modelja nga Gjilani, Arta Arifi e cila ishte e martuar me rep artistin kosovar tashmë është martuar. Ajo është bërë gruaja e dytë e një dentisti nga Klina, ku edhe ai është besimtar i devotshëm.

Arta tashmë një kohë të gjatë i është përkushtuar tërësisht Islamit dhe nuk merret me modeling, ndërsa në vitin 2002 ishte përzgjedhur Miss Gjilani. E kur ishte 17- vjeçe ajo ishte përzgjedhur si shoqëruesja e dytë në “Miss Mister Albania”.

Ndryshe Arta dhe Genci kanë edhe një djalë nga martesa e tyre e dështuar. /Indeksonline/