21:34 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Genci po feston ditëlindjen, Eni i thur fjalë dashurie

Genc Prelvukaj sot po feston ditëlindjen dhe ka mbush plot 39 vjet jetë.

Këngëtari i mirënjohur në këtë ditë të veçantë ka pranuar urime të shumta nga fansat, miqtë e kolegët e tij.

Por, padyshim ai më speciali ishte nga partnerja e tij, Eni Koci.

Këngëtarja nga Shqipëria ka uruar më të dashurin e saj me një shkrim në rrjetet sociale.

“Me ty, kam gjetur partnerin perfekt, shokun më të mirë dhe të dashurin më të ëmbël, që dikush mund të njoh…Urime ditëlindja dashuri Genc Prelvukaj”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që Genic dhe Eni janë prej kohësh në lidhje dashurie, çifti tashmë janë të fejuar./Indeksonline/