13:14 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / B O

General Motors duhet të kthejë gati 6 milionë vetura për probleme me airbag

General Motors duhet të kthejë prapa 5.9 milionë vetura me problemin e airbagëve pasi një agjenci e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka refuzuar përpjekjen e prodhuesit për të shmangur kthimin.

Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafik ka thënë se GM-ja duhet të kthejë kamionët e prodhuar në periudhën 2007-2014 dhe SUV-at për shkak të “rrezikut për eksplodim nëse veturat i ekspozohen të nxehtit në periudhë më të gjatë”.

GM-ja ka thënë se mund t’i kushtojë deri 1.2 miliardë dollarë nëse i kërkohet të zëvendësojë fryrësit e airbagëve.

Megjithatë, kompania është zotuar se do të respektojë vendimin.

Defekti, që çon në defekte të rralla të airbagëve dhe potencialisht vdekjeprurës, është kthimi më i madh i tillë me rreth 63 milionë fryrës të kthyer. Deri tash në gjithë botën janë kthyer rreth 100 milionë të tillë janë kthyer nga 19 prodhues të mëdhenj.