13:56 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

General Motorsi, në grevë për pagat dhe kushtet e punës

Punonjësit e General Motorsit, kanë nisur një grevë këtë të hënë, pasi prodhuesi më i madh i makinave në SHBA dështoi në arritjen e një marrëveshjeje me Sindikatën e Punëtorëve të Bashkuar të Automjeteve mbi pagesat dhe kushtet e punës.

50 punonjës marrin pjesë në këtë grevë, e cila është më e madhja që ka goditur këtë kompani që nga viti 2007. Në atë vit, një bllokim dyditor i punës i kushtoi General Motorsit rreth 300 milionë dollarë.

Kontrata katërvjeçare e sindikatës me kompaninë skadon këtë fundjavë dhe të dyja palët kanë mbajtur negociata për një sërë çështjesh, përfshirë rrogat, kujdesin shëndetësor, ndarjen e përfitimit dhe sigurinë në punë.

Sindikata, gjithashtu ka luftuar që të ndalojë mbylljen e impianteve të montimit të makinave në Ohajo dhe Miçigan, lëvizje për të cilën kompania është shprehur se është e nevojshme për t’iu përgjigjur ndryshimeve në treg, përcjell Rtsh.

Greva vjen në një kohë kur industria e makinave në SHBA po përjeton një ngadalësim në shitje si dhe rritje të kostove të shoqëruar me investime në mjetet elektrike dhe frenimin e emërtimeve.