14:57 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Gënjeshtra që po qarkullon në mediat kosovare, Totti s’e ka dhënë asnjë cent për Kosovën

Një gënjeshtër e dorës së parë, e kulluar mirë dhe fort e imagjinueshme po qarkullon ditëve të fundit në disa media kosovare.

E publikuar në një portal fiktiv, lajmi jipet kinse ish kapiteni legjendar i Romës i kishte dhënë 100 mijë euro për Kosovën.

Por, lajmi është i trilluar ngase nuk ka patur as nuk ka asnjë dëshmi të vetme se ylli italian e kishe ndihmuar Kosovën.

Njeriu i vetëm që zyrtarisht kishte ndihmuar Kosovën me para është Franz Beckenbauer, në kohën kur ishte shef i Bayern Munchenit./Indeksonline/