18:36 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Gënjeshtrat të cilat mund ta shkatërrojnë lidhjen tuaj

Të gjitha gënjeshtrat dëmtojnë rëndë lidhjen tuaj, por janë disa gjëra që nuk duhet t’i bëni ose thoni.

Në lidhjen tuaj mund të ketë shumë gjëra të cilat ndoshta nuk ju pëlqejnë, por siç thonë ekspertët ju duhet të flisni për ato me parterin-en.

Lexoni më poshtë disa gjëra që nëse i bëni mund ta shkatërroni lidhjen tuaj.

  1. Gjithçka është në rregull
    Kur diçka është duke ju penguar ju duhet të flisni rreth atij problemi. Ndoshta ju po i largoheni grindjes apo jeni lodhur duke diskutuar, ndoshta jeni e lodhur apo e zënë me punë dhe nuk keni kohë. Mirëpo në vend që të thoni “gjithçka është në rregull” kur nuk është, thoni kjo po më pengon mua do të flasim pas punës rreth kësaj.
  2. Bëj ç’të duash, mua nuk më intereson
    Ndoshta ndonjëherë vërtetë nuk jeni e interesuar dhe dëshironi të lini vendimin në duart e tij por nëse ju intereson mos i ikni kompromisit. Thoni atë që ju mendoni se është e drejtë dhe dialogoni për një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dy palët.
  3. Në rregull do të qëndroj me ty sonte
    Nëse situata mes jush është e tensionuar dhe ju keni nevojë për kohë larg tij, thoni këtë. Nëse qëndroni me të dashurin në një situatë të tensionuar, pa dëshirën tuaj, do të fillojnë grindjet mes jush.