11:36 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gent Cakaj: Kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufcës, ka falënderuar të gjithë kosovarët për gatishmërinë e treguar për tragjedinë e 26 nëntorit 2019.

Ai tha se tha se kufiri mes dy vendeve tona është veç simbolik dhe nuk duhet të ekzistoj.

“Tragjedia dëshmoi edhe njëherë se kufiri që ndan dy vendet është simbolik dhe se bashkëpunimi duhet të thellohet pashmangshëm. Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të hiqet menjëherë dhe vendet tona duhet të gëzojnë liri të pakufizuara qarkullimi”, tha ai.

Cakaj është shprehur i lumtur që ka ardhur në këtë afat kohor për të vizituar Kosovën, pasiqë sapo është formuar Qeveria e Re dhe kanë pasur mundësi që të diskutojnë për hollësitë e bshkëpunimit të mëtutjeshëm me Kosovës.

Cakaj ka bërë të ditur se gjatë këëtij takimi i ka bërë dy propozime për marrëveshje Konjufcës.


“Me z.Konjufca trajtuam disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin. E shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta. Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ai./IndeksOnline/