23:37 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Gent Cakaj: Një pjesë e konsujve të nderit nuk i kanë dorëzuar targat, do të merren masa

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka thënë se një pjesë e konsujve të nderit nuk i janë përgjigjur thirrjes së dorëzimit të targave. Prandaj, ndaj këtyre do të merren masa për shkak të mosbindjes, transmeton Indeksonline.

“Tre masa që do të merren shumë shpejtë janë: Lancimi i një aplikacioni celular “Ambasada ime” që përmbanë info mbi secilën ambasadë, çdo shpjegim dhe info për qytetarët, pastaj digjitalizimi i shërbimeve konsullore, të vulës apostile, procesi E-visa për të shqyrtuar vizat elektronike, grupet e punues janë aktive në këtë drejtim dhe rritja e numrit të konsullatave nëpër botë që do të bëhen në bashkëpunim me Kosovën”, ka thënë Cakaj.

Ai ka treguar se cilat masa janë marrë deri më tani.

“Shkarkimi te emëruarve jashtë sistemit në shërbimin tonë diplomatik. Jemi në proces jo vetëm të rregullimit të këtyre problemeve por edhe të ligjit, që ta sjellë forcimin e pasaportës shqiptare në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe marrja e privilegjeve nga targat diplomatike të konsujve të nderit”, ka shtuar ministri Cakaj në emisionin ‘Opinion” përball Blend Fevziut./Indeksonline/